Your cart
There are no more items in your cart
Në romanin "Brenga e prokurorit", ashtu si te romani "Anja", duket se pika më e fortë e autorit është krijimi i karaktereve, metamorfizimi i tyre nga të qënurit real në një të vërtetë fiktive. Prokurori Martin Guri, grotesku Zambak Boja e sidomos vrasësi Marjan Boja ky i fundit një karakter që nuk shqitet nga vëmendja e lexuesit, një ndër karakteret më të mirëgdhendur në veprat e botuara - krijojnë atmosferën e Siçilisë së romaneve të Leonardo Shasha-s. Vepra ka dy realitete: ky i përditshmërisë tonë dhe, ai i fqinjit adriatikas, që nuk duken shumë fort të largët, sidomos si realitete romaneske.Romani është dëshmi e epokës sonë në mjedisin social politik; ai vjen me mjeshtërinë e stilit, gjuhës dhe kompozimit. E veçanta më e madhe është se shkrimtari ka krijuar personazhin: Martin Guri që ndodhet në qendër të romanit, me dilemat dhe karakterin, të kujton personazhin e Franc Kafkës te "Procesi", Jozef. K.Ahmet Prençi në këtë roman skanon jetën e nëndheshme të tranzicionit shqiptar. Krimi, mafia, kulisat, miqësia, familja, dashuria, profesioni dhe brengat e një të shkuare, e cila -rikthehet të trondisë të tashmen, janë elementë specifikë të këtij romani të shkruar me mjeshtëri dhe përgjegjësi. Romani shërben për të kuptuar ingranazhet e pushtetit dhe mafias, dhe fatin.
por dhe vetes në raport me tjetrin, me jetën, me të papriturat
por dhe vetes në raport me tjetrin, me jetën, me të papriturat