Your cart
There are no more items in your cart
Vendosa që librin e ri ta pagëzoj Lakuriq. Lakuriqësia dhe e qara janë në zanafillë te njeriu. Nuk është vullneti i një kërthiri t'i paraqitet botës lakuriq, jo i denjë dhe qesharak, ndaj dhe reagimi i tij i parë është e qara dhe jo e qeshura. Nevoja për të qeshurën lind më pas, kur atij i duhet të përballet me gjërat që ia fshehin lakuriqësinë.
Ndryshe nga gënjeshtra, që ka për rrobaqepës djallin dhe e vesh realitetin që të duket i hijshëm për syrin, lakuriqësia - e bukur apo e shëmtuar - është pjesë e absurditetit të jetës njerëzore, është nënlëkurë e njeriut. Vetë humori nuk mëton ta veshë realitetin e molepsur, por rreket ta kurojë me të qeshurën, qoftë edhe e hidhur.
Nuk kam pse ta fsheh se do të më pëlqente që me këtë titull të mund të tërhiqja edhe adhuruesit e lakuriqësisë, apo të provokoja puritanët. Por kjo do të më shtynte drejt ngasjes së mëkatit, ndaj po kënaqem ta mbyll me pak moral, duke thënë se në nënlëkurën e humorit është e vërteta, ajo që vetëm syri nuk mjafton për ta parë.