Your cart
There are no more items in your cart
"Tregimet e vëllimit E vërteta vërtitet' dëshmojnë përsëri se Erion Mollaymeri e ka krijuar tanimë profilin e tij si një shkrimtar tepër serioz, me stil origjinal, të shprehur përmes një regjistri gjuhe të pasur, të përpunuar e të tingëllueshme dhe përmes universit letrar të veçantë që ndërton. Psikologjia e personazheve që lëvizin në këtë univers, me marrëdhëniet e tyre herë komplekse e herë të drejtpërdrejta, pasqyron dilemat e sotme ekzistenciale, të cilat përçohen me mjaft thellësi tek lexuesi, i cili vazhdon t'i interpretojë dhe t'i diskutojë edhe pas leximit.