Your cart
There are no more items in your cart
Heshtja dhe harresa për grushtin e shtetit të 14 shtatorit të vitit 1998, një nga ngjarjet më të errëta e më të dhimbshme të historisë moderne të shtetit shqiptar, është e frikshme. Autorët e tij nuk janë fantazma, por aktivë në politikën e sotme shqiptare. Ata vazhdojnë të flasin për marrjen e pushtetit me "revolucion", që do të thotë jo në rrugë demokratike, pra, nëpërmjet zgjedhjeve. Harresa është e mbarsur me përsëritjen e të njëjtave gabime dhe riciklimin e të njëjtave ngjarje të hidhura. Aq më e rrezikshme kur bëhet me ndërgjegje nga politika për interesat e vogla të ditës. Është shumë aktuale ajo që shkruante Primo Levi, një nga shkrimtarët e shquar italianë të shekullit të kaluar, që mori pjesë në rezistencën antifashiste si partizan dhe përjetoi tmerrin e Holokaustit: "Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë".