Poeti I Veshtire Lasgush Poradeci

Poeti I Veshtire Lasgush Poradeci

B26029
1.200 Lekë
Luan Topciu
ISBN: 9789928391988
Publisher: Onufri
Number of Pages: 268

Me Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim strukturor në retorikën e poezisë shqipe. Nëse deri tek Pora- deci ligjërimi kishte një patos të jashtëm dhe mesazhi poetik konfigurohej në bazë të një sasie të madhe informacioni, transmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit "Vallja e yjeve", lirika interiorizohet duke u bërë, në radhë të parë, shprehja e një gjendjeje vetëdijeje, e cila bëhet konkrete përmes një gjuhe me ngjyrim afektiv. Lasgush Poradeci e bëri poezinë më të thukët, më thelbësore, duke i falur asaj autonomi, shkëlqim dhe absolutizëm,Me veprën e Lasgush Poradecit, poezia shqipe njohu praninë e filozofisë, pikturës dhe muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdo herë më parë. Në horizontin e kulturës kombëtare, vepra poetike e Lasgush Poradecit ngrihet më lart se kurrë dhe pa asnjë mëdyshje, më e vlerësuar dhe më e dashur se kurrë, ndihet më pranë dhe më e nevojshme se asnjëherë tjetër.
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.