Valixhe Kadare

Valixhe Kadare

B09804
Out-of-Stock
25.000 Lekë
Ismail Kadare
Publisher: Onufri
Publication Year: 2009

Ky korpus i veprës së plotë të Ismail Kadaresë është i katërti që sheh dritën e botimit. Përmbledhja e parë prej dhjetë vëllimesh u botua më 1980 në Prishtinë. E dyta, në Tiranë, më 1981, në dymbëdhjetë vëllime. Botimi francez në vitet 1994-2004, gjithashtu në dymbëdhjetë vëllime, ka qenë në dy gjuhë, frëngjisht dhe shqip.
Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim, më i ploti. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht shkrime të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që, sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret e duhura artistike, ky botim e jep veprën e Kadaresë në përmasën integrale të saj.
Si botim testamentor, nën kujdesin e vetë autorit, ky korpus do të jetë referencial për të gjitha ribotimet e mëvonshme në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera të botës.
Si letërsi e krijuar, në pjesën më të madhe të saj, në një hapësirë dhe kohë problematike, ajo mban gjurmët dhe shenjat e tyre, të cilat nuk prekin as thelbin e as artin e saj. Të gjitha veprat e kësaj përmbledhjeje janë pajisur me një aparat shoqërues dhe përcillen nga parathënie autorësh nga Shqipëria, Kosova dhe gjithë bota shqiptare, si edhe nga kritikë e analistë të huaj.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.