Your cart
There are no more items in your cart
Me librin e vet Sulm e lotë, të botuar në vitin 1944, Kuteli realizoi veprat e tij më të arrira në rrafshin poetik. Ky libër përmban Poemin kosovar, Poemin e Shendaumit dhe dy lirikat: Balta shqiptare dhe Po të vdes në vend të huaj.
Poem kosovar, vjen si tekst me qëndrimin autorial kundrejt politikës antishqiptare serbe, teks me të cilin identifikohet autenticiteti, qëndresa dhe morali kosovar. Poema ka një narrator autorial, pasi Kuteli del si autor, narrator i identifikuar me kosovarin që jepet në tekst. Ndërkaq Poem i Shëndaumit flet për periudhën e pushtimit të Shqipërisë nga fashistët italianë.
Teksti Poem kosovar ishte tekst i ndaluar për kohë të gjatë sa me dekada nuk u ribotua. Kjo ndodhi si edhe me shumë vepra që me përmbajtjen e tyre ndeznin zjarrin e atdhedashurisë, nacionalizmit dhe gjithsesi edhe revoltën kundër pushtuesve.
“Është poemë me narrator autorial, që deklaron, dëshmon dhe rrëfen...Ky narrator është edhe personazh i tekstit. Sipas asnjë gjykimi, ky personazh nuk del epik. Ai është rezultat i konvertimit të emocionit autorial, empirisë autoriale në simbol dhe simbolizim. Ndaj, është pesonazh-simbol e personazh simbolizues”