Your cart
There are no more items in your cart
Një biografi e shkëlqyer e një prej diplomatëve më të shquar dhe një nga arkitektët më të rëndësishëm të politikës së jashtme amerikane. Historiani i mirënjohur Nill Ferguson jep një përshkrim të hollësishëm, shpeshherë befasues dhe emocionues të jetës së Henri Kisingerit, duke na shoqëruar në etapat e jetës së tij, nga një çunak hebre në Gjermaninë naziste, në një strateg dhe burrë shteti të mirënjohur. Idealisti është historia e një prej mendimtarëve më të mëdhenj strategjikë, që ka nxjerrë ndonjëherë Amerika. Ai është gjithashtu një bildungsroman politik, që shpjegon sesi “Doktori Strangelove”, përfundoi si këshilltar i Riçard Niksonit, një politikani që gjithmonë e kishte përçmuar. Ky libër hedh një dritë të re në jetën e një figure politike, sa të lëvduar, aq edhe të keqkuptuar nga publiku.