Rotshildet Ngritja, Lulezimi Dhe Trashegimia E Familjes

Rotshildet Ngritja, Lulezimi Dhe Trashegimia E Familjes

B25366
2.000 Lekë
Egon Caesar Conte Corti
ISBN: 9789928341686
Publisher: Botart
Publication Year: 2023
Number of Pages: 544

Për familjen Rotshild qarkullojnë mite dhe legjenda të panumërta. Por edhe sikur t'i heqim të gjitha thashethemet, prapëseprapë një gjë nuk tundet nga vendi: Ngritja unike e një familjeje të madhe nga "Rrugica e Hebrejve" në Frankfurt për t'u bërë fuqia e parë financiare e Europës.
Në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, Majer Amshel Rotshild, themeluesi i dinastisë Rotshild, arriti të ngrinte një biznes të lulëzuar për tregtimin e monedhave dhe për kambizëm. Që herët ai arriti të vendoste kontakte me familjet fisnike gjermane, duke realizuar më në fund të gjitha transaksionet e tyre financiare në të gjithë Europën. Bashkë me të ardhurat në rritje u rrit edhe familja. Në vitin 1810 Majeri i beri djemtë pjesëtarë të biznesit familjar, duke themeluar bankën "Mayer Amschel& Söhne". Pas vdekjes, pesë djemtë e tij do ta zgjeronin bankën duke krijuar filiale të saj në Frankfurt, Londër, Paris, Vjenë dhe Napoli. Deri në Luftën e Parë Botërore, Rotshildët ishin jo vetëm banka private më e rëndësishme në botë, duke zënë një pozitë dominuese në financimin e shteteve europiane, por krijuan edhe një sipërmarrje komplekse që operonte në shumë vende të tjera.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.