Your cart
There are no more items in your cart
Libri “Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë”, paraqet kujtime tronditëse, dramatike e poetike për dy ditët e poetit Frederik Rreshpja, në Kukës, disa muaj para se të vdeste. Të gjithë ata që s’kanë pasur fat ̶ sikurse unë – ta takojnë të gjallë poetin Rreshpja, do të ndihen gjithë kohën në shoqërinë e tij, duke lexuar këtë libër-homazh, të shkruar me shumë kujdes e dashuri nga shkrimtari Petrit Palushi.
Këto shënime vijnë e bëhen të paçmueshme kur e kuptojmë se ato sjellin një dëshmi të rrallë e të gjallë për personalitetin e poetit me vargun ma të veçantë në gjithë historinë e vargnimit shqip.
Rreshpja nuk ishte poet i cili vetëm shkroi poezi, por i edhe jetoi poetikisht. Në mënyrë të çuditshme, aq sa ishte e rëndë jeta e tij, po aq e fuqishme u ba shprehja e tij poetike.
“Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë”, një libër i rrallë për nga stili, personazhi dhe
shtjellimi i ngjarjeve, është në një takim artistik që na bën të ndihemi herë-herë mirë sepse e kuptojmë që nuk ishim vetëm ne që nuk e kemi kuptuar kurrë Rreshpen.