Librari Adrion
Pallati i Kulturës, Sheshi Skënderbej, Tiranë

Orari
E hënë - E diel
Ora 8:00 - 19:30

Na telefononi

+355 4 450 2606

Pasi hapi dyert në tetor të vitit 1999, Adrion ishte libraria e parë, që siguronte për lexuesit e saj koleksionin më të mirë të titujve, duke u bërë një shtëpi e vërtetë kulture, ku shkëmbeheshin ide. E pozicionuar në zemër të Tiranës, me një hapësirë prej 350 metrash katrorë, Adrion është vendi i përkryer për të gjithë ata që e duan librin. Në të gjendet një gamë e gjerë titujsh në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të huaja, të kategorive të ndryshme, si: botime për Shqipërinë dhe Ballkanin, politikë, ekonomi, shkenca humane, art, librat më të fundit, stil jetese, krim, fantazi dhe fantashkencë, novela grafike dhe manga. Në Adrion lexuesit kanë mundësinë të gjejnë edhe kartolina urimi, dhurata, lodra, revista e gazeta shqiptare dhe ndërkombëtare.

Për ne, librat janë miqtë më të mirë, ashtu sikurse edhe vizitorët tanë!

Dyqani Adrion në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
- Terminali i Nisjeve

Orari i hapjes
E hënë - E diel
Hapur 24 orë

Na telefononi

Terminali i Nisjeve: 00 355 4 238 1944

E vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Adrion është ndalesën e parë për udhëtarët që vijnë dhe dalin nga Shqipëria. Vizitoni Adrion në Terminalin e Nisjeve dhe rrethohuni me suvenire tradicionale shqiptare, harta dhe guida udhëtimesh për Shqipërinë e botën, si dhe merrni librin e duhur në përzgjedhjen e kujdesshme të titujve për Shqipërinë dhe Ballkanin, botimet më të mira ndërkombëtare, librat dhe lodrat për fëmijë, për t’u frymëzuar për një tjetër udhëtim!

Stafi ynë miqësor do t’ju ndihmojë të lundroni në botën e librave!

Produkti u shtua në listën tuaj të dëshirave
Produkti u shtua për t'u krahasuar.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.