Krijimi i Adrion më 1994, nuk ishte një rastësi. Lindi si një domosdoshmëri mbas një periudhe të gjatë 50 vjeçare, ku libri dhe shtypi i huaj ishin të ndaluara në Shqipëri. Ata, që lindën e u rritën në atë periudhë të mbushur me presion psikologjik kundrejt literaturës së huaj, e kuptojnë sa e rëndësishme dhe emocionale ishte 25 vjet më parë shpërndarja e gazetave dhe revistave të huaja në tregun tonë, si edhe hapja e të parës librari ndërkombëtare në Tiranë në vitin 1999. Nëpërmjet pikave të saj të shumta të shitjes në Tiranë, si dhe në mbarë vendin, Adrion i përgjigjet kërkesave të tregut shqiptar për libra në gjuhë të huaj si edhe periodikët e gazetat më të rëndësishme që botohen sot në botë.

Falë bashkëpunimit me disa prej agjensive të shtypit dhe botuesve ndër më të njohur në botë, sot Adrion shpërndan më shumë se 2000 tituj gazetash dhe revistash të cilat mbulojnë një gamë të gjërë tematikash në gjuhë të ndryshme. Prej 1999 Adrion Ltd. është anëtare e Distripress, shoqata ndërkombëtare e botuesve dhe shpendarësve të shtypit. Rjeti i librarive Adrion, i cili sot përbëhet nga tre dyqane, ofron më shumë se 20 000 tituj të përzgjedhur librash, duke filluar nga klasikët e letërsisë botërore deri te sukseset më të fundit bashkëkohore të fushave të historisë, politikës, filozofisë, biznesit dhe manaxhimit, kuzhinës, artit, arkitekturës si edhe asaj për fëmijë.

Ëndrra jonë ka qenë dhe është që të krijojmë një librari që do kishim dashur ta vizitonin edhe vetë. Një librari e cila mundëson një frymëzim kulturor nëpërmjet një përzgjedhje të kuruar librash, souveniresh artistik, si edhe një stafi mikpritës dhe profesional. Ne i duam librat tanë ndaj përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju bërë që edhe pasi ta keni vizituar një herë librarinë tonë, të dëshironi të ktheheni sërisht aty.

---

Zbuloni libraritë Adrion duke shtypur këtu.

Produkti u shtua në listën tuaj të dëshirave
Produkti u shtua për t'u krahasuar.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.