Shperberja E Kombeve

Shperberja E Kombeve

B23925
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Publisher: Dudaj
Number of Pages: 300

Vlerësime për  Shpërbërja e Kombeve : "Robert Cooper është një studiues e diplomat i spikatur i Europës. Vizioni kurajoz i tij për të ardhmen e Europës dhe Shteteve të Bashkuara dallohet për mençurinë dhe idealizmin të admirueshëm. Ky libër i shkruar në një stil brilant e përcjell bashkëbisedimin transatlantik në një fazë të re".-Robert Kagan, autor i  "Parajsa dhe pushteti". "Një pjesëz e kohës sonë nga njëri prej vëzhguesve më të mprehtë europianë të politikës ndërkombëtare, që mbështetet në përvojën e tij si diplomat dhe këshilltar për politikën e jashtme. Përfundimet e tij mbi përgjegjësitë ndërkombëtare të Europës ngrenë çështje që duhet t i adresojnë të gjitha qeveritë europiane".-Profesor William Wallace, London School of Economics. "Një vepër madhore, jo vetëm që është një përpjekje e shkëlqyer dhe e suksesshme për të vendosur rend intelektual në kaosin e shekullit të njëzetenjëtë, por është një kujtesë e fuqishme se e ardhmja e Europës varet nga mënyra se si e ndërtojnë atë liderët e saj; asgjë nuk është e paracaktuar".-François Heisbourg, Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike. "Mosmarrëveshjet transatlantike mbi Irakun duket se vërtetuan verdiktin e famshëm të Robert Cooper, sipas të cilit  amerikanët janë nga Marsi, ndërsa europianët nga Venusi. A ka ndonjë farë mënyre për t'i sjellë në një linjë këto planete?Nëse është dikush që mund ta bëjë këtë, ky është Robert Cooper,diplomat i lartë britanik, i cili e nisi karrierën e tij duke shërbyer si një nga këshilltarët më të ngushtë të politikës së jashtme të Toni Blerit, deri tek shërbimi për Havier Solanën, i ashtuquajturi ministri i Jashtëm i Bashkimit Europian...Shpërbërja e kombeve është në thelb një përpjekje për të krijuar ura lidhëse mes ndarjes që ekziston ndërmjet pushtetit të butë dhe atij të fortë.Të dyja këto, na sugjeron ai në këtë përmbledhje esesh të shkurtra dhe elegante, janë të nevojshme në botën e sotme kaq të koklavitur".-Max Boot, New York Times. "Shpërbërja e kombeve ofron një interpretim të thellë të dilemës së sotme globale dhe Cooper bën një apel provokues për një imperializëm të ri perëndimor, i cili është në harmoni me të drejtat e njeriut dhe vlerat kozmopolite... Ia vlen për një debat serioz".-G. John Ikenberry, Foreign Affairs. "Një lexim i mrekullueshëm... Shpërbërja e Kombeve është i mbushur me mendim dhe duhet të jetë i detyrueshëm për t u lexuar nga çdo diplomat".-European Voice

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.