Fenomeni I Pastrimit Te Parave

Fenomeni I Pastrimit Te Parave

B26104
1.200 Lekë
Dr.sc. Ozan Gulhan
ISBN: 9789951803847
Publisher: Botime Artini
Number of Pages: 126

Libri "Fenomeni i pastrimit të parave bazat, prirjet, ndikimi dhe qeverisja në industrinë bankare" eksploron bazat, modelet (metodat) për të matur pastrimin e parave, trendet, auditimin e strukturave kundër pastrimit të parave në industrinë bankare, vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave, qeverisjen dhe këndvështrimin rregullator.
Libri përfshin disa modele që janë përdorur për të matur sasinë e pastrimit të parave, përkatësisht efektin e pastrimit të parave në variabla të ndryshëm makroekonomikë si rritja ekonomike, konsumi, investimet, shpenzimet qeveritare, eksporti dhe importi. Për më tepër, janë paraqitur disa trende, që mund të mbizotërojnë në fushën e luftimit të pastrimit të parave për vitet e ardhshme.
Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e pastrimit të parave u ka dhënë fuqi organizatave ndërkombëtare për të rekomanduar masa lehtësuese, standarde e parime dhe zbatimin e tyre në praktikë, kjo është arsyeja pse në libër një kapitull i veçantë u kushtohet organeve dhe organizatave ndërkombëtare për të luftuar fenomenin e pastrimit të parave.
Për shkak të rëndësisë së lartë të vlerësimit të rrezikut të pastrimit të parave, si një kornizë e mekanizmit të menaxhimit të rrezikut, një kapitull specifik i kushtohet kësaj teme.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet auditimit të strukturave kundër pastrimit të parave në bankë dhe rolit të auditimit në përgjithësi në fushën kundër pastrimit të parave.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, në libër një kapitull i kushtohet determinanteve të ekonomisë joformale, pasi pastrimi i parave dhe ekonomia joformale janë të ndërlidhura dhe duhet të studiohen si një nga sfidat e vendeve.
Ne besojmë se libri ynë kontribuon në literaturën aktuale mbi fenomenin e pastrimit të parave dhe se është i rëndësishëm për bankierët, politikbërësit, strategët, akademikët dhe studentët.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.