Kapitali Ne Shekullin E 21

Kapitali Ne Shekullin E 21

B18402
2.500 Lekë
Thomas Piketty
ISBN: 9789928425690
Publisher: Papirus
Publication Year: 2017
Number of Pages: 712

Shpërndarja e pasurive është një nga çështjet më të debatuara në ditët tona. Për disa, pabarazitë nuk do të rreshtin së thelluari në një botë gjithnjë e më të padrejtë. Për të tjerë, do të ketë një tkurrje të natyrshme të hendeqeve dhe çdo ndërhyrje do të rrezikonte ta trondiste këtë tendencë harmonike.
Por çfarë dimë në të vërtetë për evolucionin e pabarazive në afat të gjatë? Në realitet, analizat ekonomike që supozohen të na ndriçojnë bazohen më së shpeshti në spekulimet teorike më shumë se në fakte të vërtetuara.
Fryt i pesëmbëdhjetë vitesh hulumtimi, ky studim, më ambiciozi që është ndërmarrë ndonjëherë mbi këtë çështje, mbështetet mbi të dhëna historike dhe krahasuese shumë më të gjera se të gjitha punimet e mëparshme.
Duke përshkuar tre shekuj mbi njëzet vende, ai përtërin tërësisht kuptimin tonë të dinamikës së kapitalizmit, duke e vendosur kontradiktën e tij themelore në raportin midis rritjes ekonomike dhe kthimit nga kapitali.
Nëse përhapja e njohurive duket si forca kryesore e barazimit të kushteve në afat të gjatë, aktualisht, rritja në kulm e shpërblimeve më të larta dhe, sidomos, përqendrimi i skajshëm i pasurive kërcënojnë vlerat e meritokracisë dhe të drejtësisë sociale të shoqërive demokratike.
Duke nxjerrë nga përvoja e shekujve të shkuar mësime për të ardhmen, kjo vepër tregon se ekzistojnë mjetet për ta përmbysur këtë tendencë.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.