Your cart
There are no more items in your cart
Inkuizicioni virtual, shpesh mashë e inkuizitorëve politikë e qeveritarë, është demonizim i tjetrit, i të ndryshmit, nëpërmjet televizioneve, radiove, portaleve dhe rrjeteve sociale. Ky lloj inkuizicioni simulon një realitet utopik dhe, me ndihmën e teknologjisë digjitale, e linçon heretikun që e sheh atë si realitet distopik . Shpesh ia arrin deri në atë masë sa edhe publiku ta urrejë qytetarin që guxon të mos mendojë ashtu siç do t’i pëlqente qeverisë. Kështu, inkuizicioni virtual është pakrahasimisht më i tmerrshëm se inkuizicioni mesjetar, që kishte vetëm armë hekuri, apo se shpifja në kohën antike, që kishte vetëm zërin e demagogut.
Pra, sot nuk persekutohet vetëm njeriu, por edhe njerëzorja. Nuk vritet vetëm individi, por edhe realiteti.
Si mund të mos jesh i dëshpëruar kur persekutorët e sotëm do të jenë të pikëlluarit e nesërm në kortezhin tënd mortor dhe do të hedhin mbi arkivolin tënd një grusht dhé të simuluar si dhimbja e tyre?