Your cart
There are no more items in your cart
Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë, dhe mban emrin e një pishine. Emër jo i thjeshtë për t’u mbajtur, që e ka bërë objekt talljesh therëse dhe lojërash fjalësh. Deri ditën që për të gjithë vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi. Gjatë udhëtimit për në Kanada, bashkë me familjen dhe kafshët e kopshtit zoologjik që e drejton i ati, anija tregtare mbytet. Pi përfundon në një sandall shpëtimi, në mes të Oqeanit Paqësor, fill i vetëm në shoqërinë e katër kafshëve. S’kalojnë shumë ditë dhe nga zebra e plagosur, orangutangu i Borneos dhe hiena histerike mbeten vetëm kockat e rreshkura nga dielli. I asgjësoi Riçard Parkeri, tigri i Bengalit, me të cilin Pi detyrohet të ndajë ato pak metra vend. Kundër çdo logjike, djaloshi vendos ta zbusë. Sfida e tyre është mbijetesa, duke i bërë ballë etjes, urisë, peshkaqenëve, tërbimit të detit dhe kripës që i bren lëkurën. Udhëtimi i tyre është i jashtëzakonshëm, i tmerrshëm e plot frymëzim, ironik dhe i dhunshëm, që na çon shumë më larg nga ç’mund të rrokë përfytyrimi. Dhe zbulojmë, që po ajo histori mund të ngjasojë me një mijë të tjera. Histori, që ringjall besimin te magjia dhe fuqia e fjalëve.