Your cart
There are no more items in your cart
Pasi takoi më në fund Markusin, babanë e tij të pakuptueshëm, dhe mori tri dhuratat që e konfirmuan atë si një shtrigan të rritur, Nathani vazhdon të rendë ende. Atij i duhet të gjejë mikun e tij, Gabrielin, dhe të shpëtojë Ana-Lizën, e cila ndërkaq ishte e burgosur në duart e shtrigës së zezë e të fuqishme, Merkurit. Por më së shumti atij i duhet të mësojë sesi të kontrollojë dhuntinë e tij - një pushtet i çuditshëm e i egër që kërcënon ta pushtojë atë. Ndërkohë, Saul O'Brieni ka marrë nën kontroll Këshillin e Shtrigave të Bardha në Europë. Si pasojë, një aleancë e pashembullt është formuar midis shtrigave të bardha e të zeza që janë të vendosura ta kundërshtojnë atë. I tërhequr në rebelim nga shtrigani i zi, enigmatik, Van Dal, Nathani e sheh veten të luftojë si pranë miqve, ashtu edhe armiqve të tij të vjetër. Por a mund t'u besohet të gjithë rebelëve apo Nathani do të bjerë në grackë?!