Your cart
There are no more items in your cart
Raporti mes fesë dhe politikës është një ndër tematikat më të mëdha në qendër të vëmendjes së Joseph Ratzinger Benedikti XVI dhe përshkon gjithë rrugëtimin e tij intelektual dhe njerëzor. Dhe me këtë kapërcim tridhjetëvjeçar në kohë, ai na shoqëron të kuptojmë të tashmen tonë, si dëshmi e gjallërisë dhe freskisë së pandryshuar të mejtimit të tij. Sot në fakt, më shumë se kurrë paraqitet i njëjti tundim i refuzimit të çdo varësie nga dashuria i cili nuk është veçse aspekti i dashurisë së njeriut për egon e tij personale, për "unin dhe dëshirat e tij". Ndaj jam veçanërisht i gëzuar që mund t'ju paraqes këtë vëllim të teksteve të përzgjedhura të Joseph Ratzinger mbi temën "besimi dhe politika". Bashkë me veprat e tij madhështore të Opera Omnia, këto tekste e vëllime mund të na ndihmojnë të gjithë ne të kuptojmë të tashmen tonë dhe të gjejmë në to një orientim solid për të ardhmen, por edhe për të gjetur aty frymëzimin për një veprimtari politike që duke vendosur familjen, solidaritetin dhe barazinë, në qëndër të vëmëndjes dhe programit të saj, vertetë mund të shohë drejt së ardhmes me largpamësi.