Your cart
There are no more items in your cart
Dy miliardë halifë diskuton sfidat me të cilat Islami bashkëkohor përballet, dhe si mund të imagjinohet një teologji dhe identitet islamik i të nesërmes që nuk do të lidhet dhe nuk do të kufizohet me ekstremizmin, obskurantizmin, mizogjininë e të ngjashme. Në të Moghul eksploron historinë e Islamit, mënyrën se si mësimet e të dërguarit Muhammed zbatohen në botën moderne dhe relacionin dhe dilemat e tij me Islamin si fe dhe mënyrë jetese.
Me një autobiografi, teologji dhe pak komedi, kjo vepër përshkruan se çfarë është Islami, nga vjen ai dhe çfarë mund të jetë fati i tij dhe i muslimanisë. Është përjetim i Islamit dhe rrjedhimeve të tij sociologjike, kulturologjike dhe politike në një kontekst amerikan dhe më gjerë, i dilemave që autori i ka lidhur me segmente të caktuara të fesë që i shpreh pa hezituar, me shumë guxim.
Ai e sheh si një fantazi panislamizmin konkret, gjegjësisht hilafetin klasik. Muslimanët duhet të ndalojmë së ëndërruari për bashkimin global politik, për shtetin gjithëbotëror. Sipas Moghul-it hilafeti i profetit Muhammed ka përfunduar, ndërsa hilafeti i Zotit, ai ademik dhe havian, vazhdojnë të gjallërojnë edhe sot e këtë ditë. Sipas tij, hilafeti është institucioni i parë sekular në historinë islame. Nëse Islami bashkëkohor pushtohet nga njerëz që besojnë se mandati i tyre i frymëzuar hyjnor është t'i çokasin njerëzit në kokë me perceptimet, leximet dhe botëkuptimin e tyre statik, na presin periudha të ngjashme me "pranverat arabe që do ndiqen nga dimra autoritare".