Your cart
There are no more items in your cart
Hume kishte pikëpamjen se filozofia është shkencë induktive, eksperimentale e natyrës njerëzore. Duke marrë si model metodën shkencore të fizikanit anglez Sir Isaac Newton dhe duke u mbështetur në epistemologjinë respektivisht teorinë e njohjes të filozofit anglez John Locke, Hume u përpoq të përshkruante se si mendja funksionon në marrjen e asaj që quhet njohje. Ai arriti në përfundimin se asnjë teori e realitetit nuk është e mundur; nuk mund të ketë dije për asgjë përtej përvojës. Filozofia e tij ka pasur ndikim të qëndrueshëm te filozofët dhe rrymat e mëvonshme filozofike, duke u nisur nga Kanti, te utilitarizmi, pozitivizmin logjik, filozofia e hershme analitike, shkenca kognitive, teologjinë dhe shumë fusha dhe mendimtarë të tjerë. Immanuel Kant e vlerësoi Hjumin si frymëzimin që e kishte zgjuar atë nga "përgjumja e tij dogmatike",