Your cart
There are no more items in your cart
Sipas trajtimeve teorike më të fundit botërore, vjen një libër origjinal në ide dhe në informacionin që trajton. Në këtë libër prezantohet pozicionimi në legjislacionin tatimor i ngarkesave fiskale në Shqipëri.
Në librin pararendës "Taksimi Normativ” u prezantua ngarkesa fiskale, si një total i praktikave funksionale normative dhe, duke përdorur Analizën Krahasuese Cilësore, u prezantua identiteti i secilës ngarkesë fiskale në Shqipëri.
Lexuesi i librit “Taksimi Pozitiv” informohet, më tej, se si secila ngarkesë fiskale ndërthuret me politikat kombëtare dhe me marrëveshjet ndërkombëtare për t’u shfaqur përfundimisht në ligjin e shkruar (të pozicionuar).
Lexuesi i synuar është studenti, megjithatë edhe një ekonomist që ka mbaruar studimet mund të zgjerojë njohuritë për detyrime tatimore me të cilat nuk ndeshet në rutinën e përditshme. Çdo aspekt i ngarkesës trajtohet me ushtrime të zgjidhura, shpjegime të shumta, terma më të rëndësishëm, përmbledhje teorike, pyetje, ushtrime të zgjidhura në fund të tekstit si dhe me anekse ku prezantohen formularët më të rëndësishëm. Tashmë, shumë pranë punës së përditshme, zgjidhja e çdo ushtrimi trajtohet sipas komponentit ligjor, administrativ dhe të ngarkesës së modelit normativ.
I recensuar, i redaktuar nga ana letrare dhe me një paraqitje origjinale.