Fjalor I Teknologjise Se Informacionit (anglisht -Shqip)

Fjalor I Teknologjise Se Informacionit (anglisht -Shqip)

B24673
1.200 Lekë
Edmond Tupja
ISBN: 9789928371355
Publisher: Pegi
Publication Year: 2022
Number of Pages: 175

Gjatë këtyre tri dekadave të fundit të epokës së internetit, teknologjia e informacionit dhe drejtimet tekniko-shkencore të lidhura me të, si: elektronika, informatika, robotika dhe telekomunikimi, kanë shënuar një përparim të pandalshëm. Shpikje të tilla si kompjuteri personal, interneti, tregtia elektronike, telefonat e mençur, rrjetet shoqërore virtuale e shumë dukuri të kanë sjellë ndryshime të mëdha në kulturën dhe komunikimin tonë të përditshëm. Nga ana tjetër, paralelisht, hyrja e vrullshme e fjalëve angleze ka qenë e pakontrolluar, sidomos në gjuhën e folur. Problemet e mospërshtatjes së fjalëve të huaja po vihen re në botime, madje edhe në tekstet shkollore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në formimin gjuhësor dhe të të rinjve e të rejave.
Në këtë kuadër, duke synuar plotësimin e mungesës së fjalorëve bashkëkohorë nga fusha e teknologjisë së informacionit, si edhe me vullnetin për të mbrojtur dinjitetin e gjuhës shqipe, autorët e këtij libri i propozojnë sot publikut këtë fjalor që jo vetëm është dygjuhësh dhe terminologjik, por përmban edhe njohuri enciklopedike të përfshira në një strukturë plotësisht të njëtrajtshme. Janë përfshirë në tërësi rreth 3000 zëra, ndër të cilët afro 2250 fjalë që mbartin gati 2670 kuptime (nëse kemi parasysh fjalët me më shumë se një kuptim), 520 shkurtesa dhe 230 shprehje që përbëjnë koncepte të rëndësishme. Jepen gjithashtu 2510 përkufizime, 1970 shembuj përkthimi, 240 lidhje sinonimie dhe 360 lidhje antonimie. Të gjitha këto veçori e bëjnë këtë fjalor të vlefshëm jo vetëm për specialistët, studentët dhe pedagogët e teknologjisë së informacionit, por për këdo që ka kureshtje rreth kësaj fushe

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.