Your cart
There are no more items in your cart
Albumi “Jeta përmes objektivit” përmban 255 faqe dhe kushton 2500 lekë. Botim i vitit 2013. Tiranë: Shtëpia Botuese “IDEART”. e-mail: [email protected]
Sipas Kumit (pjesë nga parathënia), fotot pasqyrojnë jetën e shqiptarëve në të gjitha aspektet e saj, në çdo veprim të tyre për të mbijetuar dhe plotëson, gjithsesi, një dëshirë të hershme të tyre dhe të shumë miqve, kolegëve dhe mjaft dashamirësve të fotografisë që më kanë nxitur e sugjeruar vazhdimisht që ta botoj këtë album.
Fotot përfshijnë një periudhë afro 46 vjeçare: 1945-1991. Në album do të gjeni foto të Tiranës, përpara se të ndërtoheshin shumë nga godinat kryesore të saj, të personaliteteve nga fusha e artit, e kulturës dhe e sportit, apo dhe të njerëzve të thjeshtë. Petrit Kumi ka hapur arkivën e tij dhe ka zgjedhur me kujdes shumë nga fotot e realizuara nga ai. Në përgatitjen e albumit kanë ndihmuar, me fotot e tyre, edhe Beti Kumi, Gani Xhengo, Lekë Hoti & Roland Tasho. Teksti shoqërues është në anglisht dhe shqip.