Your cart
There are no more items in your cart
Tetoja e gjeti atë maçok kur shiu binte buuu dhe era frynte vuuu. Duke u përpjekur për ta marrë në duar, iu prish edhe ombrella që e ruante nga koha e nusërisë, e huheee... Si ombrella, edhe tetoja! “Në djall ombrella, maçokun nuk e lë!”, u gërrmërr tetoja. E mori maçokun e mardhur në shtëpinë e saj, në Rrugën e Kavajës, numër aq e kaq, Tiranë. Nëse doni, me të pyetur edhe mund ta gjeni. Aty maçoku e mori veten, piu qumësht dhe nisi të luajë me një kuvaristër të kuqe për qëndisje. Atë të diel mbrëma, maçokun e zuri gjumi në pëqi të tetos me “T” të madhe, që i këndonte: Erë e vjeshtës gjethet ngre, në pëqi maçoku fle.Vetëtin e bie shi, fli maçok i tetos, fli! Kënga vuri në gjumë edhe papagallin simpatik në një goxha kafaz aty pranë dritares me grila gri....New Jersey SHBA