Your cart
There are no more items in your cart
Kur erdhi në Miselltuajt Menor, në çifligun e burrit të hallës në Jorkshir, Meri Lenoksi jo vetëm që kishte një pamje për ibret, por edhe nuk sillej fort mirë. Përfytyroni një vajzë të vogël arrogante, dhjetë vjeçe, me fytyrë të dobët inatçore e me trup të brishtë, shtoni zbehtësinë e lëkurës dhe pa vështirësi do të kuptoni pse prania e saj në Miselltuajt nuk gëzonte asnjë njeri.