Your cart
There are no more items in your cart
“Trumcaku ftillon ferrën” titullohet libri i tij i ri, me rreth 30 fabula që iu drejtohen lexuesve të një spektri të gjerë. Autori e shikon këtë lloj si një mundësi ideale për të komunikuar me lexuesit në lidhje me deformimet që vërehen në jetën e përditshme. Fabulat e këtij libri flasin me lexuesin në një gjuhë jo thjeshtë vetëm alegorike, por hera-herës edhe përmes një lirizmi që përkon me disa nga karakteristikat e stilit të tij letrar. Ndër veçanësitë e librit “Trumca kuftillon ferrën”, është edhe përcjellja e fabulës përtej subjekteve e botës së kafshëve, tani edhe te sende e dukuri të ndryshme të jetës, që përmes vargjeve personalizohen duke hyrë në marrëdhënie varësie a sjelljeje me njëra-tjetrën.