Your cart
There are no more items in your cart
Ja një libër dygjuhësh, gjermanisht dhe shqip, një tekst plot jetë dhe kuptimplotë mbi bashkëjetesën tonë të pasur. Origjinali gjermanisht dhe përkthimi shqip përballë tij, ia rritsin vlerën librit, zgjerojnë mundësitë e përdorimit jo vetëm për kënaqësi lexime, por edhe për ata që dëshirojnë të mësojnë gjermanisht. Titulli i këtij libri është Alle Da! – Të gjithë së bashku! – Ky libër është vlerësuar nga lexuesit dhe nga kritika si një nga prurjet më të suksesshme të letërsisë gjermane të këtij zhanri botuar gjatë viteve të fundit. Ky libër me ilustrime është një vepër e rëndësishme e komunikimit dhe edukimit të sotëm me fëmijët dhe të rinjtë, ku kjo kategori moshore nuk mbahet larg ndodhive dhe çështjeve ku përfshihet "shoqëria e të rriturve". Përmes librave ngulmohet që edhe fëmijët të marrin pjesë si qytetarë europianë.