Your cart
There are no more items in your cart
Më quajnë Sinan, Arkitekt Sinani. Kam lindur më 29 maj, kurse vitlindja, për shkak të ndryshimit të kalendarit hënor mysliman dhe atij të krishterë ëahtë e pasaktë, 1489 ose 1490. Kam kaluar fëmijërinë buzë lumit të Vjosës, ku kalonte rruga Vlorë-Selenicë-Kullës-Lopës-Tepelenë, e ndërtuar që në shekullin e 6-të p.e.r. Ajo ishte e shtruar me kalldrëm nga mjeshtrit e traditës së gurgdhendjes. Udha gjarpëronte duke përshkuar vendbanimet nëpër të cilat funksiononin qendra të tregtimit dhe të shkëmbimit të mallrave vendase. Funksiononin, gjithashtu, hane (hotele), shërbime postare dhe kuvendore. Një e tillë ishte e ngritur në fshatin Gjergaj, krahina e Lopësit, rrethi i Tepelenës në zonën e Labërisë. Kjo qendër tregtare, pronë e trashëguar prej meje, u emërtua “Hani i Sinanit”.