Your cart
There are no more items in your cart
Aq i dashur për fëmijët qysh prej disa brezash kudo në botë, personazhi i kaprollit Bambi u krijua nga autori austriak Felix Salten. Botimi ynë është novela e plotë e autorit, teksti origjinal, shqipëruar mjeshtërisht nga Eqrem Çabej – një prej të rrallave përkthime artistike të dijetarit të shquar – me një gjuhë sa të thjeshtë e të kuptueshme për fëmijët, aq edhe poetike e të pasur. Libri rrëfen jetën dhe aventurat e drerit më të bukur të pyllit, Bambit. Një kryevepër poezie e lirizmi përmbi dashurinë dhe kuptimin e jetës.