Aventurat E Lenes Dhe Trilit

Aventurat E Lenes Dhe Trilit

B22278
700 Lekë
Maria Parr
ISBN: 9789928292636
Publisher: Dituria
Publication Year: 2020
Number of Pages: 186

Jemi në Norvegji, në Gjirin Matil-dvik, në një fermë jo shumë larg detit. Lena është fqinja dhe shoqja e ngushtë e Trilit, megjithëse vajzë. Dhe, me Lenën shoqe të ngushtë, asnjë ditë nuk është e zakonshme. Të dy shpikin aventura të guximshme, të çuditshme dhe herë-herë të rrezikshme: ndërtojnë një teleferik midis shtëpive të tyre dhe Lena varet nga tre metra lartësi; janë gati të hipin në një shkëmb për të shpëtuar një dele të humbur, varrosin radiot nën tokë për të luajtur Luftën e Dytë Botërore... Nganjëherë duket sikur fatkeqësia është në prag, por të rriturit mbërrijnë gjithmonë në kohë, për t’i nxjerrë nga telashet. Se fëmijët nuk janë vetëm, në këtë libër ka një botë me personazhe “të rritur”, gjyshi “pirat”, teto-gjyshja, që gatuan petulla në formë zemre, prindërit, shpesh të zemëruar, por edhe të dashur. Dhe pastaj xhaxhai, fqinji, mjeku, që do të bëhet diçka më shumë sesa vetëm mjek për Lenën... 
Lexuesit fëmijë do ta adhurojnë këtë libër plot ndjenjë dhe emocion, ku argëtimi dhe veprimi ndërthuren me mendime të thella, ndërsa trishtimi dhe dhimbja janë pjesë e natyrshme e jetës.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.