Menulara

Menulara

B23284
1.400 Lekë
Simonetta Agnello Hornby
ISBN: 9789994306442
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti i publikimit: 2021
Numri i Faqeve: 190

Personazhi i Maria Rozalia Inxerilos, e mbiquajtur Menulara, mert formë të re përmes imazheve dhe gjuhës së grafikës. E, bashkë me të edhe e gjithë qyteza e Rokakolombës, në Siçilinë e viteve gjashtëdhjetë, me një grup personazhesh që vërtiten rreth misterit të kësaj shërbyese-padroneje të pakrahasueshme, punëtore në familjen Alfalipe dhe administratore e paçmuar e pasurive të tyre.
Me vdekjen e saj, të gjithë fillojnë të flasin për të: sepse i dinë dhe nuk i dinë të fshehtat e saj, sepse disa e urrejnë dhe e mallkojnë e disa e kujtojnë me mirënjohje.
Menulara, romani i parë i shkrimtares Simonetta Agnello Hornby, një sukses i madh ndërkombëtar e i përkthyer në të gjithë botën, shndërrohet në roman grafik falë punimit grafik e të mrekullueshëm të grafistit Massimo Fenatit.
Vepra i përmbahet origjinalit dhe e respekton atë, por është gjithashtu autonome dhe befasuese, e pasuruar me disa skena të pabotuara më parë - me një "kapitull të humbur", të cilin nuk e gjejmë në romanin që kemi njohur deri më sot.
"Kafe e hidhur" është libri tjetër i autores Simonetta Agnello Hornby

18 produkte të tjera në të njëjtën kategori::

Produkti u shtua në listën tuaj të dëshirave
Produkti u shtua për t'u krahasuar.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.