Your cart
There are no more items in your cart
. Vajzat iu hodhën në krahë. E ngjeshën, e shtypën dhe e shtrënguan aq fort, sa ajo përpiqej të shkëputej, të merrte frymë e të shpëtonte nga kjo dallgë e vrullshme dashurie. I ishin varur në qafë dhe nuk i shqiteshin. E gjora Elizë! Tundej dhe shkundej si një arushë, por vetëm pas disa hapash të shpejtë dhe një vrapimi me të kërcyer arriti të shkëputej nga duart e tyre.
...Menduan të luanin kukafshehtas. Eliza dhe dy zonjat u bashkuan me fëmijët. Çfarë gëzimi! Fshiheshin në dhoma, vraponin në korridore, zbrisnin nëpër shkallë, gënjenin pak dhe qeshnin pafund. Ishin vërtet të lumtura!