Provo Veten 1  Ti, Mund T'ia Dalesh!

Provo Veten 1 Ti, Mund T'ia Dalesh!

B26019
1.000 Lekë
Albana Tare
ISBN: 9789928380210
Publisher: Erik
Number of Pages: 112

Teksti i ushtrimeve "PROVO VETEN! TI MUND T'IA DALËSHI" është hartuar i bazuar në programin shkollor të miratuar nga MASSH, si dhe në kërkesat e reja që shtrohen sot përpara mësimdhënies dhe shkollës sonë.
"NXËNËSIT TË MËSOJNË TË NXËNË NË MËNYRË TË FRYTSHME DHE TË MENDOJNË NË MËNYRË KRITIKE."
Përmbajtja e detyrave të tekstit synon të përgatisë nxënësin si një lexues të mirë duke ndihmuar në zhvillimin e të menduarit krijues të tij, përmes leximit dhe shkrimit. Shumëllojshmëria dhe organizimi i tyre në dy nivele, i shtojnë dëshirën dhe e nxisin nxënësin për një punë cilësore, duke i rritur vetbesimin se mund t'ia dalë, e duke e lehtësuar kështu atë në zotërimin e një të nxëni efikas dhe një të menduari analitik.
Paraqitja grafike është ftuese, argëtuese dhe interesante me synim shmangien e monotonisë dhe ftimin natyrshëm të nxënësit drejt aktiviteteve për përvetësimin dhe vetëkontrollin e njohurive e koncepteve gjatë tërë vitit shkollor. Është bërë kujdes që përmbajtja e detyrave të përfshijë, jo më të vështirën, por atë "të vështirë" të këndshme, tërheqëse dhe interesante që ndihmon dhe nxit zhvillimin e intelektit dhe shton kuriozitetin për informacionin e ri.
Interesant është prezantimi i natyrshëm dhe familjarizimi lehtësisht i nxënësit me metoda e teknika të të menduarit kritik që në klasën e parë, të cilat më pas do të jenë në themel të çdo informacioni apo njohurie që nxënësi do të marrë gjatë viteve të tij të shkollimit. (5-vargëshi, Pema e mendjes, Ditari dypjesësh, Diagrami i Venit etj.)
Me kujdes është punuar për të nxitur dhe mbështetur nxënësin për të garuar me veten dhe me shokun, duke afruar detyra të niveleve të ndryshme për nga paraqitja e formës dhe e përmbajtjes dhe për të mitur kohën produktive të
përqendrimit në një material të ofruar.
I rëndësishëm në këtë material është zgjerimi i horizontit të nxënësit gjatë
mësimit të leximit dhe shkrimit përtej programit mësimor, duke sjellë me thjeshtësi informacione interesante nga përditshmëria e fantazia e tyre, për t'u përthithur e punuar lehtësisht nga nxënësi, me qëllim final për të nxitur e zhvilluar të menduarin.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.