Your cart
There are no more items in your cart
"Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili. Megara lëvizi kokën dhe hodhi lart një curril uji fluoreshent, të cilit Maksi në shenjë përshëndetjeje iu përgjigj me një përkulje të lehtë: - Unë dhe Nina do të hipim në zhpinën e Megarëz, kurze zecili prej jush në një nga balenat. Keni për ta parë ze za fantazdike do të jetë fluturimi - notim në Univerzin Alkimik, - u tha androidi, duke kërcyer mbi turirin e së ëmblës Balenë të Bardhë."