Your cart
There are no more items in your cart
Romani “Ne" i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë. E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë. Mbasi ngjarjet në tokë kanë marrë një formë të kryer (të mbaruar), situata do të zhvendoset në Kozmos, për të përçuar e bartur gjendjen e "lumturisë njerëzore" në të gjitha botët.