Your cart
There are no more items in your cart
Meduza, vajza e gjelbër e Akademisë së Malit Olimp, është e lodhur duke jetuar gjithnjë nën hijen e dy motrave të saja më të mëdha. Ajo ka një shans të lërë gjurmë në Komikonkurs dhe dëshiron të fitojë! I vetmi problem? Një tarifë prej pesëmbëdhjetë dhrahmish, që për Meduzën është si një milion dhrahmi. Po, pasi mbreti Mida i kalon Meduzës fuqinë për të kthyer në ar çdo gjë që prek, ajo mund të paguajë tarifën e hyrjes... e shumë të tjera! Por a do t'i sjellë kjo prekje më tepër telashe sesa famë?