Your cart
There are no more items in your cart
Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë. Libri fillon me krijimin e lidhjeve më të ngushta me Europën pas Revolucionit Francez dhe me ndryshimin e fateve të Perandorisë Osmane në shekullin XIX. Ai ofron një interpretim të ri të rolit të atit të themelimit të Turqisë moderne, Qemal Ataturkut. Në përshkrimin e periudhës pas viteve ‘50, autori përqendrohet në çështje të tilla, si: fuqizimi i politikës së masave; migrimet e brendshme dhe të jashtme; grushtet ushtarake dhe dëshmitë e të drejtave humane në Turqi; integrimi në ekonominë globale; aleanca me Perëndimin dhe marrëdhëniet me Komunitetin Europian; kalimi nga etatizmi në një ekonomi tregu të orientuar ndaj eksportit, marrëdhëniet shumëplanëshe me Lindjen e Mesme dhe Europën; zgjerimi i islamizmit; çështja kurde dhe konteksti i formimit të identitetit turk.