Te Lire

Te Lire

B23352
1.400 Lekë
Lea Ypi
ISBN: 9789994306565
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2021
Number of Pages: 312

Kuptimi i lirise nuk kishte qenë kurrë në mendimet e mia deri ditën që përqafova Stalinin. Ashtu nga afër, Stalini m'u duk shumë më i gjatë se ç'e prisja.>>
«Një vogëlushe rritet nën shtypjen e një shteti komunist, ku të vertetat publike pranohen lumturisht ndërsa ato private fshihen. Kur kjo botë nis e shkërmoqet, ajo duhet t'i gjejë kuptim vetë jetës, duke u mbështetur në këshilla kontradiktore, informacione të copëtuara dhe, mbi të gjitha, në kureshtjen e saj kokëfortë. Ky libër kujtimesh fëmijërie -si shumë pak të tjerë - te zhyt në mendime dhe është i shkruar mrekullisht, me humor, ndjeshmëri dhe vëzhgim të mprehtë -një libër vërtet magjepsës.>>
Noel Malcolm, autor i librit "Agjentë Perandorakë"
«Një klasik i ri, që shpërthen duke fashitur misterin e përbotshëm të Shqipërisë për të na rrëfyer të vërtetat njerëzore të politikës së njëqind viteve të fundit. Ai shpalos zbulim pas zbulimi - si familjar ashtu edhe kombëtar - me mjeshtrinë e një romanciereje klasi, si të qe, le te themi, një libër i Tolstoit. Një libër kaq serioz qê është edhe kaq zbavites ne lexim është një kompliment për shkrimtaren e tij të këndshme, plot humor dhe aq të ndershme. Një triumf letrar.>>
Amy Wilentz, autore e librit "Lamtumirë, Fred Voodoo"
«Të lirë"është një nga ata libra shumë të rrallë që tregojnë sesi hi storia formëson jetët njerëzore dhe politikat e tyre. Lea Ypi është një shkrimtare kaq e shkëlqyer dhe kaq e fuqishme, saqë historia e saj bëhet historia jote.>>
Ivan Krastev, autor i librit "Drita që u shua"
Lea Ypi është profesore e Teorise Politike në London School of Economics. Libri i saj i parë për publikun e gjerë, "Të lirë" po përkthehet në mbi 15 gjuhë të botës.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.