Your cart
There are no more items in your cart
Nga Kodi I Hamurabit Te Deklaratat E Te Drejtave
B23718
Out-of-Stock
700 Lekë
Aty ku lumenjte Tiger dhe Eufrat derdhen në Gjirin Persik mbizoteronin dy popullsi, sumerët dhe akadianët, dhe kësisoj kjo zone është e si sumero-akadiane. Popullsi të ndryshme a munduan që të marrin kontrollin e saj dhe në fakt ia dolën Aty nga viti 1900 p.e.s. amoritët semitë nga Gadishulli Arabik vendosën kontrollin në pjesën më të madhe të Mesopotamisë. Ata centralizuan qeverisjen e tyre monarkike mbi qytet-shtetet, pikërisht në veri të sumerëve, në Babiloni, ish Akadia. Tre shekujt e sundimit të tyre janë njohur si periudha e Babilonisë së Vjetër. Hamurabi, një ligjvënës i famshëm prej kodit të tij, ishte sundimtari që ndikoi më së shumti në vendosjen e themeleve dhe madheshtisë së Babilonisë, të parit metropol të botës. Gjatë dy dekadave të para të 42 viteve të mbretërimit (1792-1750 p.e.s.), Hamurabi deklaronte se kishte "hedhur themelet e sumerëve dhe akadëve", frazë kjo e huazuar nga himnet mbretërore sumere për të shprehur idealin e sundimit pan-babilonas. Në 1759 p.e.s. e gjithë Mesopotamia ishte nën sundimin babilonas.