Your cart
There are no more items in your cart
Ky vëllim i dytë i veprës madhore të Olivier Delorme, "Greqia dhe Ballkani", e njeh lexuesin me sprapsjen e Fuqisë turke jashtë Evropës gjatë Luftërave Ballkanike të viteve 1912-1913, me likuidimin e helenizmit, dy herë mijëvjeçar më 1922-1923, prej Azisë së Vogël, me krijimin, kryesisht si pasojë e luftës civile në Greqi, të blloqeve antagoniste nisur nga viti 1947... Në këtë rajon historikisht të trazuar, ku pasojat e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ku e kaluara bizantine dhe otomane i kanë lidhur identitetet e vjetra fetare me identitetet e reja kombëtare, dobësitë ekonomike të trashëguara nga historia i bëjnë strukturat politike të imponuara prej Evropës perëndimore veçanërisht të brishta e të prekshme prej Krizës së vitit 1929 dhe të prirura për përhapjen e regjimeve totalitare gjatë viteve 1930...
Kjo vepër, e konsideruar një must për të gjithë ata që duan të kuptojnë Ballkanin dhe vështirësitë e tij drejt përqafimit të vlerave evropiane, ka fituar më 2014 Çmimin e Sallonit të Librit Historik të Verdunit, "Botë në paqe, Botë në luftë", akorduar nga një juri historianësh të Qendrës Botërore për Paqen.