Your cart
There are no more items in your cart
Fiset e veriut dhe Dioqezat është një studim i zgjeruar i Dom Gaspër Gurakuqit, një nga autorët bazë të mesit të shekullit XX, bashkëpunëtor i hershëm i revistave Hylli i Dritës dhe Leka, hulumtues shkencor i gjenaologjive, organizimit fisnor, dhe dioqezan të veriut të Shqipërisë nëpërmjet burimeve arkivore të ipeshkvive dhe të regjistrave të famullive, mjaft prej tyre tashmë të zhdukur nga revolucioni antifetar i viteve ‘60. Mbledhës i mikrotoponimeve dhe studiues i thelluar i autorëve të shekujve 17-18 si Farlati-Kolleti, Shtjefën Gaspari, Marin Bici etj. Ai mblodhi të dhëna si kërkush më parë në terren për plot 60 vjet, duke sjellë pjesë të rëndësishme nga historia e Shqipërisë për veriun në përgjithësi, por me qendër krahinat e dioqezat e Shkodrës, Pultit, Mirditës, Lezhës e Zadrimës (Sapës). Në Dajç, Dom Gaspri kaloi 50 vjet në petkun e famullitarit, derisa sigurimi i shtetit e nxorri jashtë kishës dhe u strehua për disa vjet te familja e rrogtarit të tij Markut, në Dajç dhe më pas në Shkodër në familjen e Pina Shantojës ku vdiq më 1967. Këto rrethana të travajave të tij e bëjnë më të pasur rrëëfimin e tij sa shkencor aq edhe pasionant përtejfetar. Rrugën e tij shkencore në albanologji e vijoi Imz. Frano Ilia dishepull i tij i fundëm i plejadës së etënve katolikë. Botimi i këtij libri është shoqëruar me përkthimet e reja të pjesëve nga italishtja të Shtjefën Gasparit dhe nga latinishtja për epitafet e dokumentuara nga Dom Gaspër Gurakuqi në Mishelaneat e tij të gjithdijshme.