Your cart
There are no more items in your cart
Regjistri i sanxhakut të Arvanidit i përket gjysmës së parë të shek. XV dhe mbart të dhëna shumë të rëndësishme për toponiminë, demografinë, ekonominë dhe elementin njerëzor të një pjese të rëndësishme të hapësirës shqiptare gjatë kësaj periudhe. Por rëndësia e tij e tejkalon historinë e shqiptarëve. Me të drejtë, ai është cilësuar si regjistri më i hershëm i të gjithë hapësirës osmane i zbuluar deri më sot dhe për shumë dekada ka qenë një burim i dorës së parë për të gjithë historianët dhe osmanologët në mbarë
botën. Regjistri në fjalë i njohur si “
Sûret-i defter-i sancak-i Arvanid
” është
përgatitur nga osmanologu Halil Inalxhik dhe botuar në Ankara më 1954. Për ta sjellë në gjuhën shqipe në fund të viteve 60 punoi i ndjeri Mykerem Janina.
botën. Regjistri në fjalë i njohur si “
Sûret-i defter-i sancak-i Arvanid
” është
përgatitur nga osmanologu Halil Inalxhik dhe botuar në Ankara më 1954. Për ta sjellë në gjuhën shqipe në fund të viteve 60 punoi i ndjeri Mykerem Janina.