Your cart
There are no more items in your cart
Studimi dhe hartimi i librit me temë 'BERATI - Pasuria ndërtimore e kulturore e trashëguar në shekuj' është një botim interesant, i rrallë dhe i veçantë, me tematikë këtë qytet shqiptar, që ka një jetëgjatësi mbi njëzetë e pesë shekuj. Të përmbledhësh në një botim të vetëm të gjitha gjinitë ndërtimore nga lindja e qytetit deri në fillimet e shek. XX, për mendimin tonë është një punë kërkimore sa e vështirë, aq dhe speciale. Ajo është kryer duke u mbështetur në gjendjen faktike të ndërtimeve të vjetra që trashëgojmë sot, në burime dokumentare, në të dhëna mbishkrimore, në literaturën e botuar, foto të vjetra e të reja, gravura të autorëve të ndryshëm, burime gojore etj., duke na dhënë një inventar të hollësishëm. Autori, me skrupulozitetin e tij, ka arritur ta realizojë këtë të fundit në mënyrë të lavdërueshme. Në këtë studim dalin në pah qartë, thjesht dhe lexueshëm të gjitha gjinitë ndërtimore, koha e ndërtimit të tyre, realizimi arkitektonik, arritjet e dijeve konstruktive-arkitektonike, materialet e përdorura, ndjekja e modës, kontributi vendas etj.
Sipas ndarjes së autorit, materiali i botimit mbështetet në pesë kapituj. Ai fillon me kapitullin e parë, ndërtimet mbrojtëse (fortifikimet), vijon me dy kapitujt e tjerë mbi ndërtimet e kultit, më pas me ndërtimet inxhinierike dhe e përmbyll me kapitullin e fundit të banesës beratase.