Your cart
There are no more items in your cart
"Meqë shahu është loja më fisnikëruese dhe kërkon mjeshtëri më të madhe në krahasim me lojërat e tjera, ne po tregojmë së pari për shahun".- Nga "Libri i lojërave" i mbretit Alfonsi I Mençur, I botuar në Sevilje më 1283. " E çuditshme është që unë drejtoj botën nga India në lindje deri në Andaluzi në perëndim dhe nuk ia dal dot me tridhjetë e dy figurat e shahut në hapsirën dy bërryla herë dy".- Kalifi Al-Mamun shek IX. “Libri që i paraqitet lexuesit është një nga më të mirët për të mësuar shahun, këtë lojë kaq të bukur mijëvjeçare, së cilës nuk i është gjetur fundi deri më sot. Atë do ta lexojnë e studiojnë jo vetëm fillestarët, por edhe ata që tashmë kanë një përvojë. Libri është shkruar me një gjuhë tërheqëse.”-Fatos Omari, Mjeshtër shahu