Your cart
There are no more items in your cart
Ky botim voluminoz që dallon për një përpjekje serioze shqipërimi të një vepre të spikatur italiane (per shkak të lëndës që trajton, atë tregtare dhe civile, të gjuhës teknike të të shprehurit jo vetëm të ligjit në përgjithësi, por edhe te mënyrës individuale të interpretimit prej autorëve), e parë në optikën e qendrimeve dhe ndryshimeve të vrullshme të dialektikës së doktrinës dhe te jurisprudences italiane, e ndërthurur dhe tejmbushur me terma, koncepte, komente dhe interpretime shpesh herë të gjata, edhe të degëve të tjera të shkencës, si ato të financës dhe kontabilitetit (lende të lidhura me të drejtën civile dhe tregtare), paraqitet i rëndësishëm jo vetem në punën e përditshme të profesionisteve te lire, avokatëve, noterëve, eksperteve fiskalistë dhe kontabel, por dhe trupave akademike të lektorëve, pedagogëve, studentëve dhe studjuesve të së drejtes, si dhe gjyqtarëve, sipermarrësve shqiptare qe zhvillojnë veprimtari tregtare ose që janë të lidhur me vendin fqinj, Italine