Balloja

Balloja

B21694
Out-of-Stock
500 Lekë
Irene Nemirovsky
ISBN: 9789928034090
Publisher: Uegen
Publication Year: 2019
Number of Pages: 88

Balloja (Le Bal) është një roman për një familje gjermane hebreje që jeton në Paris; nëpërmjet historisë së një vajze të re, Antuaneta Kampf trajton armiqësinë midis një nëneje egoste dhe vajzës së saj, si dhe dëshirën për integrim të hebrenjve në shoqërinë franceze ku ata dëshirojnë.
Rosine Kampf, nëna e Antuanetës, ka një të kaluar të dyshimtë, që mund të lexohet si aluzion prostitucioni, por po aq e vendosur sa edhe i shoqi që të pranohet në shoqërinë e lartë franceze. Për këtë qëllim ata planifikojnë një ballo. Edhe pse ata synojnë të ftojnë të gjithë personazhet e njohur dhe të pasurit e Parisit me të cilët kanë më së paku njohjen, diskutimi për të ftuarit bën të qartë se në listën e miqve ku do të përfshihen shumë njerëz me një të kaluar dhe origjinë po aq të diskutueshme sa ajo e tyrja.
Vajza e tyre, Antuaneta, adoleshente, është e emocionuar, ajo zë dhe ëndërron turbull edhe për një të dashur pse jo për një princ të kaltër, por nëna e saj ia thyhen këto ëndrra: nuk e lejon të jetë e pranishme në atë ballo magjike... E ëma e sheh ballon si një ngjarje madhore, si një shans të fundit për plotësimin e dëshirave dhe ambicieve të veta, duke treguar kështu pasigurinë e saj shoqërore si edhe atë psikologjike, dëshirën e tyre për t’u pranuar në shoqërinë franceze.
Antuaneta, pasi ndihet e tradhtuar nga nëna si dhe nga guvernantja e saj angleze, Miss Betty, e cila takohet me të dashurin e saj, merr vendimin dramatik, hakmarrje të tmerrshme ndaj nënës së saj- shkatërrimin total të ëndrrës së nënës për një ballo të madhe...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.