Your cart
There are no more items in your cart
Në fillim të komedisë, Valentini po përgatitet për t’u larguar nga Verona për në Milan, që të zgjerojë horizontin e vet. Ai i kërkon mikut të tij, Proteut, që të niset me të, por ai është i dashuruar me Xhulian dhe nuk pranon të largohet. I zhgënjyer, Valentini i lë lamtumirën Proteut dhe largohet i vetëm. Ndërkaq, Xhulia po flet me Luçetën, shërbyesen e vet, për Proteun. Ajo i thotë Xhulias që mendon se Proteu e do. Xhulia, megjithatë, reagon me druajtje, e turpëruar të pranojë se ai i pëlqen. Luçeta atëherë nxjerr një letër; ajo nuk tregon se kush ia ka dhënë, por e ngacmon Xhulian se ishte shërbyesi i Valentinit, Spidi, që e solli letrën nga Proteu. Xhulia, që ende s’është gati t’ia shfaqë dashurinë për Proteun Luçetës, e gris letrën me zemërim. Ajo e përzë Luçetën, por pastaj, duke kuptuar se ishte ngutur, i mbledh copërat e letrës dhe i puth, duke u përpjekur që t’i bashkojë.