Topi Me Dhjame

Topi Me Dhjame

B25734
400 Lekë
Guy De Maupassant
ISBN: 9789928479006
Publisher: Neraida
Publication Year: 2023
Number of Pages: 78

Topi me Dhjamë u shkrua në fund të vitit 1879 dhe ishte pjesë e një koleksioni me novela të gjashtë shkrimtarëve francezë. I titulluar Les Soirées de Médan dhe i ideuar nga Emil Zola, në të u përfshinë krijime në përkujtim të Luftës Franko-Prusiane. Nga të gjashta novelat, Topi me Dhjamë ishte befasia më e madhe sa për përcjelljen e tablosë reale të ngjarjeve të luftës, të njerëzve që morën pjesë në të nga të dy anët, të ndjenjave, mendimeve, aq edhe për veprimet e tyre me mjeshtëri të paimitueshme.
Historia është e thjeshtë: lëvizja e një grupi njerëzish me karrocë nga Rueni i pushtuar nga prusianët për në Havrën e çliruar, në kohë lufte. Rrëfimi hapet dhe mbyllet brenda karrocës. Dhjetë persona detyrohen të bashkëjetojnë gjatë gjithë këtij udhëtimi. Grupit të vogël heterogjen, i përbërë nga një tregtar vere, një tregtar pambuku, një kont dhe tre gratë e tyre, si dhe dy murgesha dhe një demokrat, u është bashkuar edhe një prostitutë.
Protagonistja dallohet nga personazhet e klasave shoqërore më 'të respektuara' për bujarinë dhe sakrificën e saj. Topi me Dhjamë rezulton "letër lakmus", me ndihmën e së cilës zbulohet natyra e vërtetë e të gjithë heronjve të tregimit. Ndërsa ajo kujdeset për të tjerët, ata e përçmojnë.
Topi me Dhjamë është nga novelat më të famshme të Mopasanit.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.