Your cart
There are no more items in your cart
Dy pjesë teatrale nga më të njohurat e autorit të famshëm irlandez, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1969, të cilat i jepen në dorë lexuesit shqiptar me përkthim nga frëngjishtja të Mirela Kumbaros e Anton Paplekës. Samuel Beckett është një nga shkrimtarët me ndikimin më të madh në letërsinë e shekullit XX dhe vërehet si i pari i postmodernistëve e si një nga themeluesit e “teatrit absurd”. Irlandez që jetoi thuajse gjithë kohën në Paris, Samuel Beckett shkroi si në anglisht ashtu dhe në frëngjisht. Duke pritur Godonë është titulli i tij më i famshëm, që ka zënë vend tashmë prej disa dekadash në libraritë e gjithë botës e që vihet në skenë kudo në teatrot anembanë saj.